Deputeti Tom Doshi i ka blerë një shtëpi dhe një makinë kardinalit shqiptar Dom Ernest Troshani, por nuk ka dashur që kjo gjë të bëhet publike.
Kështu raporton newsbomb.al, sipas së cilës, dhurata e tij është zbuluar gjatë meshës së të dielës, kur Troshani mbajti meshën e parë si kardinal.
Në hapje të meshës, raporton portali, u falenderua deputeti Doshi për gjestin fisnik.
Dom Ernest Troshani përloti Papën gjatë vizitës së tij në Shqipëri kur tregoi jetën e vështirë që kishte kaluar gjatë regjimit komunist dhe sesi besimi i tij në Zot nuk u zbeh përballë vuajtjeve.
Në 9 tetor të këtij viti, Troshani ishte midis emrave të rinj të shpallur kardinalë nga ana e Papa Françeskut në Romë.