Boshnjaku Muhibija Buljubasic eshte nje 58 vjecar shume i veçante. Ai ka disa veti te pazakonta fizike, qe i lejojne te thithe si magnet cdo lloj objekti qe i afrohet. Madje ne ndryshim nga magnetet klasike, ai thith edhe materiale si plastika dhe letra.
Shtate vjet me pare ai zbuloi se kishte kete veti unike, e cila konsiston ne rrezatimin e nje lloji shume te vecante energjie, me ane te te ciles thithte drejt vetes cdo lloj objekti qe i afrohej, perfshire telekomanden e televizorit dhe hekurin e hekurosjes.
Imazhet e njeriut-magnet po bejne xhiron e botes dhe shkencetaret nuk arrijn e dot te shpjegojne se çfare energjie posedon ky boshnjak mese i zakonshem nga pamja, por kaq i veçante ne ate qe ben.