Presidenti Hashim Thaçi ka patur një qëndresë disa ditore në Tiranë, ku dhe ka kryer një sërë takime me krerët e politikës së vendti. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Presidenti i Kosovës shkruan se në takim me kreun e kuvendit Ilir Meta, është biseduar për raportin mes dy vendeve.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
Gjatë qëndrimit tim në Tiranë, zhvillova një takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin biseduam për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona.
Duhet vazhduar me shkëmbimin e përvojave ndërshtetërore, për të forcuar edhe më shumë demokracinë parlamentare si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.
Shqipëria ka bërë hapa përcaktues drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, derisa Kosova, pas MSA-së, pret liberalizimin e vizave dhe dinamikë të shtuar drejt anëtarësimit në BE.
Orientimi kah vlerat euroatlantike dhe perëndimore është njëra ndër të arriturat më strategjike të shqiptarëve në këtë shekull./a.k