Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar paralajmëroi për Agjensinë e lajmeve Associated Press se vendi i tij mund të jetë nikoqir i takimit të parë të Donald Trump me Vlladimir Putin.
“Nëse SHBA dhe Rusia do të ndërmarrin iniciativën për një gjë të tillë, Sllovenia do të bëhet urë në mes të dy superfuqive,” theksoi Cerar duke shtuar se shteti i tij ka dëshmuar në të kaluarën se është e aftë të organizojë takime të këtij lloji, duke pasur parasysh se në Slloveni për herë të parë janë takuar edhe Vladimir Putin dhe Goerge w. Bush.
Miro Cerar për Agjensinë e lajmeve Associated Press tha se të dielën e kaluar ka folur me Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, Melani dhe se ideja për këtë takim është lakuar gjatë bisedës. Biseda në të cilën Cerar ka uruar çiftin presidencial, sipas kryeministrit slloven, kishte të bënte me situatën në Slloveni dhe modernizimin e vendit, që po zbatohet nga qeveria e tij, si dhe situatën aktuale, por u theksua edhe mundësia e takimit Trump-Putin në shtetin prej nga edhe vjen zonja e parë e Shteteve të Bashkuara.
“Melani më telefonoi dhe gjatë bisedës kemi folur edhe për mundësinë që presidentët Trump dhe Putin të takohen në Slloveni. Por deri më tani nuk kemi folur për vendimin përfundimtar,” theksoi Cerar për agjensinë amerikane të lajmeve.
Përkundër faktit që si anëtare e BE, Sllovenia i vuri sanskione Rusisë, ajo ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira me Kremlinin, për çfarë dëshmojnë edhe dy vizitat e Vladimir Putinit në ish republikën jugosllave. Nëse kësaj i shtohet edhe “faktori Melani”, Sllovenia mund të përfitojë nga mbështetja e dy fuqive të mëdha.
ma.me