Gadishulli i Ballkanit edhe vendi ynë është prekur nga i ftohti i parë arktik, i cili mëngjesin e së martës ka sjellë reshje bore në verilindje dhe juglindje të vendit në lartësitë deri në 600 metra në nivelin e detit.
Në Kukës, Peshkopi, Bulqizë, Korçë dhe Pogradec, janë regjistruar reshje. Por përveç ngricave në disa akse në Tropojë, Kukës e Bulqizë, ku duhet kaluar me zinxhirë, qarkullimi është i lirë.
Kjo situate meteorologjike parashikohet të vazhdojë deri në fundjavë.
Të enjten do të ketë një zbritje tjetër të temperaturave, me 5-6 gradë celsius. Por nga e premtja temperaturat do të fillojnë të rriten gradualisht./tch/a.k