Përbërja e re e kartmonedhave të reja të paundit britanik po shkakton një sërë debatesh. 5 paundëshi i ri ka në përbërje veç të tjerave dhe përmbajtje dhjamore dhe yndyrë kafshësh.
Fakti në fjalë ka ngjalur polemika të forta mes komuniteteve në mbrojtje të kafshëve dhe atyre vegjetariane. Ata kanë kërkuar shpjegime për këtë “përbërje” të re në paratë e tyre.
Në kundërpërgjigje, Banka e Anglizë ka thënë përmes një postimi në rrjetin social se me të njëjtën mënyrë është proceduar për qirinjtë dhe sapunin, duke lënë të nënkuptohet se nuk janë vetëm paratë ato “që përdorin” dhjamin dhe yndyrën e kafshëve./java/a.k