Zbuloi se djali 9 vjeç përdhunoi vajzën e një mikeje vetëm 3 vjeçe dhe nga frika e pasojave, e përfshirë nga paniku, vrau të miturën dhe i fshehu kufomën.
Është kjo dëshmia shokuese gjatë një procesi gjyqësor ndaj një 32- vjeçare nga Pretoria në Afrikën e Jugut, pranoi vrasjen e ndodhur në verën e vitit 2014.
Ajo tha se Asanda Mbuku, vajza e një mikeshës së saj ndodhej në shtëpinë e saj, pasi shoqja i kishte kërkuar që ta mbante.
“Im bir erdhi tek unë dhe më tha, ‘Mami, nuk po zgjohet më. Kur e pashë, vura re se ishte gjysmë e zhveshur. Ishte zgjuar por nuk reagonte. Tentova ta përmendja me ujë, por dukej nën shok. Kështu e vrava duke e goditur me gur në kokë dhe më pas kufomën e fsheha në kopsht dhe i dogja rrobat”, tha gruaja në gjykatë.
Kur nëna e Asanda u kthye për të marrë të bijën, gruaja tregoi se i kishte humbur nga sytë dhe nuk e kishte parë më, shkruan noa.al.
Por djali i gruas, i cili kishte parë gjithçka, një ditë më vonë, i tregoi çdo gjë motrës së të ëmës, e cila kishte shkuar për ta marrë nga shkolla, duke treguar edhe abuzimin e tij.
Nga aty nisën hetimet, duke bërë që javën e kaluar, e dyshuara të dënohet me 11 vite burg për vrasje, fshehje kufome dhe zhdukje provash./a.k