Tre futbollistë të Chapecoense i shpëtuan vdekjes nga rrëzimi i aeroplanit pasi nuk ishin ftuar për ndeshjen finale të ekipit brazilian në Copa Sudamericana kundër Atletico Nacional.
Një fotografi e dhimbshme që mund t’ju bëjë me lot në sy.
Vetëm kështu mund të përshkruhet kjo pamje e tre futbollistëve të Chapecoense, skuadër viktimë e rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi ku kishin udhëtuar për ndeshjen finale në Copa Sudamericana kundër Atletico Nacional, përcjell “Lajmi.net”.
Tre futbollistët që shihen në fotografi nuk ishin të ftuar për duelin e ekipit.
Ky është pikërisht momenti kur ata u njoftuan se aeroplani i ekipit ishte rrëzuar në Kolumbi.