Sot shënohet 72-vjetori i çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë. Prej vitesh e djathta nuk e njeh këtë datë, por e festoon edhe çlirimin edhe pavarësinë në 28 Nëntor. Dy deputetë socialist kanë uruar në facebook festën e çlirimit, ku nuk kanë munguar edhe shigjetimet për të djathtët.
Postimi i Majkos:
“Gëzuar historinë! Ajo na bëri këta që jemi! Flamuri ynë flet gjuhën e të rënëve për atdhe! Aktet mbesin, datat janë për të gjallët! Gëzuar të gjithëve që mendojnë shqip!”, shkruan Majko.
Postimi i Braçes:
Ndërkohë Braçe shkruan se tradhtarët e atdheut sot kërkojnë revansh.
Ai e quan 29 Nëntorin ditën kulm të një beteje të madhe e të gjatë kundër fashizmit dhe nazizmit.
“Gëzuar 29 Nëntorin Shqipëri
ÇLIRIMIN! Ditën kulm të një beteje të madhe e të gjatë kundër fashizmit e nazizmit. Ditën, pjesë të ditëve të mëdhaja të Perëndimit në betejën e gjatë, përfshirëse, të përgjakshme, të dhimbshme por fituese kundër ideologjisë fashiste e naziste, përhapur si diktaturë ndaj lirive, pabarazi ndaj origjinës, besimit, racës!! Zgjohu Shqipëri dhe festoje sot me forcë, fuqi, pasion, nderim, përulje, modesti por zë të lartë, ditën tënde historike; pa drojë, frikë e turp;
ANTIFASHIZMI ËSHTË VLERA MË E MADHE HUMANE E PERËNDIMIT EDHE SOT!
E di e di, do ta sulmojnë ditën tënde edhe sot, si përherë, për një arsye unike;
TRADHTINË E TRADHTARËT!! Janë aty sërish dhe duan revansh, politik, si qëmoti kur e shiten këtë vend, braktisën në vitrinën e madhe të fashizmit, për t’u rikthyer jo për liri por për një çik pushtet, në qeveritë e përbashkëta kuislinge fashiste e naziste, në dëm të Shqipërisë, lirisë e pavarësisë së saj.
Kështu u ndanë atëkohë e kështu do jetë përherë;
Ne me Luftën dhe ata me Pushtetin;
Ne me Heronjtë e Luftës ata me Kryeministrat e Ministrat e Pushtetit të përbashkët fashist e nazist. Kjo është ndarja e vetme që e bën Shqipërinë më të mirë. Ju thashë; Antifashizmi është vlere e Perëndimit!
Liria, barazia, solidariteti janë tashme kulturë në Perëndim.
Populizmi, urrejtja, diskriminimi, margjinalizimi, lufta ndaj të ndryshmit për shkak të racës, origjinës, besimit, ngjyrës, statusit social, është aty, si antivlerë, duhet luftuar me të!! Gëzuar!!”,shkruan Braçe.
Ndërkohë Braçe shkruan se tradhtarët e atdheut sot kërkojnë revansh.