Presidenti i Partisë Popullore Serbe (SNP), Nenad Popoviq, ka përkrahur iniciativën që 25 nëntori, Dita e Aneksimit të Vojvodinës në Mbretërinë e Serbisë, të shpallet ditë shtetërore pushimi.
SNP vlerëson se kjo iniciativë e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të shtetësisë dhe ruajtjes së unitetit të popullit serb në tërë territorin e Republikës së Serbisë.
Sipas Popoviqit, kjo, në të njëjtën kohë është edhe porosi ndaj bashkësisë ndërkombëtare se Beogradi zyrtar do të ndjek politikë të vendosur të integrimit të të gjitha territoreve brenda kufijve shtetërorë të Serbisë, “përfshi edhe krahinën jugore serbe Kosovën e Metohinë”, raporton Koha.net. (b.an)