Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për prestigjozen DË pas takimit me kancelaren Merkel. Midis shumë çështjesh që ishin pjesë e intervistës, kreu i qeverisë u pyet edhe për deklaratat e tij për presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump.
Ai tha se gjithçka I përket së kaluarës, dhe se SHBA mbetet aleati strategjik i Shqipërisë. Ai tha se ka pasur një opinion aso kohe kur u pyet, por se kjo I përket së shkuarës.
DË: Le të ndalemi pak tani në politikën e jashtme. Ju jeni një ndër politikanët që u shprehët shumë shpejt për Hillary Clinton gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Tani që Trump fitoi, çfarë prisni ju nga administrata e re e SHBA-së në lidhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri?
Rama: Unë nuk jam shprehur në fakt për Hillary Clintonin, sepse nuk kam dalë të bëj fushatë për të edhe pse nuk është sekret, që për gjithçka që ka bërë ajo dhe presidenti Clinton për Shqipërinë, për Kosovën dhe për shqiptarët, ka qenë e natyrshme që të kemi një preferencë të pakushtëzuar ndaj saj. Ndërkohë që sa i përket kandidatit dhe tani më presidentit të zgjedhur të SHBA-së, kam pasur opinionin tim kur jam pyetur, por kjo i përket së shkuarës. Sot ai është presidenti i zgjedhur i SHBA-së. SHBA-ja është një aleate strategjike e pazëvendësueshme dhe e patjetërsueshme e Shqipërisë. Pra s’ka asnjë problem.
/a.m.