Rama-Meta bashkë në homazhet për 29 Nëntorin, Nishani nuk merr pjesë
Sot shënohet 72-vjetori i çlirimit të Shqipërisë nga pushuesit nazi-fashistë. Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, kreu i bashkisë së Tiranës, deputetë e personalitete të ndryshme zhvilluan homazhe në varrezat e dëshmorëve.
I pari vendosi kurorë me lule në monumentin Nëna Shqipëri kreu i Kuvendit Ilir Meta e pas tij kryeministri Rama.
Mungonte kreu i shtetit Bujar Nishani. Presidenca përfaqësohej nga shefi i kabinetit.
Ashtu si çdo vit sërish politika ishte e ndarë në festime. Të djathtët njohin 28 nëntorin si ditë pavarësie dhe çlirimi. Demokratët festuan dje çlirimin.
Bashkia e Tiranës do të organizojë sot Natën e Bardhë duke sjellë një axhendë të ngjeshur aktivitetesh kulturore artistike, që do të kulmojnë në mbrëmje me koncertin e këngëtares së njohur italiane Xhusi Ferreri.
Edhe Ministria e Kulturës i është bashkuar festimeve për Natën e Bardhë duke mundësuar hyrjen falas në disa institucione kulturore. Parlamenti do të mbajë edhe sot dyert e hapura për qytetarët në orarin 17:00 – 21:00 të mbrëmjes.
Ndërkohë, disa fanatikë mëbshtetës të ish-diktatorit Enver Hoxha, nuk u lejuan të ishin pjesë e ceremonisë zyrtare. Ata mbanin me vete pankarta në nder të Hoxhës./a.m.