Policia e Durrësit ka zbardhur plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar. Një 42-vjeçar me inicialet H.K u plagos me thikë në lagjen nr.13, e njohur si lagjia e plazhit.
Policia ka prangosur autorët e dyshuar të krimit A.K. 36 vjeç dhe E.P. 22 vjeç, banues në Shijak, të cilët kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin, dajë-nip.
A.K dhe E.P janë konfliktuar me pronarin e lokalit, D.B. Në momentin që ka ndodhur konflikti, në ambientet e lokalit ka qenë i pranishëm si klient edhe H.K., i cili ka tentuar të qetësojë situatën, por fatkeqësisht është plagosur. /a.m.