Ndoshta edhe Ergi Dini i ka treguar nënës së tij për vajzën e ëndrrave të tij, ajo që ndalon botën vetëm me një shikim dhe që bën xheloz edhe diellin.
Të paktën kjo ide na vjen në mendje me të dëgjuar projektin e tij të fundit muzikor, të publikuar sot, gati një javë nga dita kur Ergi u nda përfundimisht nga kjo botë si pasojë e një aksidenti tragjik bashkë me mikun e tij Klajdi Halili.
Vargjet e fundit të shkruara nga Ergi Dini janë kënduar nga Irkenc Hyka, ndërsa kënga mban titullin ‘Mama’.
Fabula e saj është e thjeshtë. Një djalë i ri ka rënë në dashuri dhe i kërkon nënës ta shikojë të dashurën e zemrës përmes syve të tij./bw/a.k