Mëngjesin e ditës së sotme, policia greke ka zhvilluar një aksion anti-drogë në autostradën “Egnatia” në afërsi të Metsovo-s në Janinë.
Gjatë këtij aksioni, u kap rreth 29 kilogram drogë, si dhe në pranga përfunduan një 28 vjeçar grek dhe një 21 vjeçar shqiptar, nën akuzën e transportit, posedimit dhe trafikimit të drogës. Automjeti drejtohej nga shtetasi grek, ndërsa shqiptari ishte pasagjer.
Policia ka bërë me dije se droga ishte e ndarë në 24 pako. I riu shqiptar kishte hyrë ilegalisht në vendin fqinj.
Policia ka sekuestruar automjetin që po transportonte drogë, tre telefona celularë si dhe 150 euro. Të arrestuarit do të dalin sot përpara prokurorit të Janinës, ndërsa janë marrë në pyetje nga departamenti i policisë në Metsovo./express/a.k