Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka shqetësuar drejtuesit e Real Madridit, për shkak se po vuan nga një tërheqje muskulore.
Ronaldo ishte vërejtur duke mbajtur kofshën e djathtë në ndeshjen e fundit kundër Sporting Gijon.
Por, sipas Cadena Ser, Ronaldo duhet të rikuperohet deri të shtunën, por mbetet të shihet se si do të reagojë gjatë javës. /a.m.