Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brescia të Italisë, ku dy shqiptarë kanë hyrë në banesën e një argjendari italian dhe kanë torturuar dhe rrahur barbarisht 70 vjeçarin.
Dy shtetasit shqiptarë kërkonin çelësat e kasafortës së të moshuarit, i cili i përgjigjej se nuk i mbante më ai por një person i besuar i tij. Por kjo ka acaruar të rinjtë të cilët e kanë rrahur brutalisht të moshuarin. Kasafortën më pas e kanë shkulur nga muri, e kanë ngarkuar në makinën e të moshuarit dhe janë larguar nga banesa.
I moshuari ka marrë vetëm disa minuta më vonë në telefon policinë, pasi është liruar nga nastrot me të cilin shqiptarët e kishin lidhur këmbë e duar. Në kasafortë ndodheshin rreth 25 mijë euro dhe disa bizhuteri floriri.
Policia ka nisur hetimet dhe pas një jave ka arrestuar njërin prej tyre. 23 vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar në tentativë për tu larguar nga Italia drejt Gjermanisë, ndërsa shqiptari tjetër, 24 vjeçar, është arrestuar në një bar.
Në aksionin e dy shqiptarëve ka qenë dhe një grabitës i tretë, i cili ende nuk është kapur./java/a.k