Universiteti shtetëror i Ohios në Shtetet e Bashkuara, është mbyllur pas raportimeve se janë dëgjuar në kampus të shtëna armësh, raporton CNN.
Ng të shtënat raportohet paraprakisht për 1 të vdekur dhe 9 të plagosur.
Zyrtarët e Universitetit kanë urdhëruar studentët, të që ikin dhe të fshihen nëpër vende të sigurta.
Sipas deklaratës së njërit prej studentëve, të shtënat me armë kanë filluar në laborator, derisa një tjetër ka shkruar në Twitter se policia e ka rrethuar sulmuesin edhe pse një informacion i tillë nuk është konfirmuar nga autoritet e sigurisë. /a.m.