Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka nderuar “babain” e shtetit modern shqiptar Ismail Qemali, në këtë 104 vjetor të shpalljes së Pavarësisë së vendit. I shoqëruar nga një sërë deputetësh të djathtë Lulzim Basha ka vendosur lule në bustin e Ismail Qemalit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
“Ismail Qemali realizoi ëndrrën shumë shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësisë. Sot dua t’ju bëj thirrje bashkëatdhetarëve të bashkohemi për të realizuar një Shqipëri të ëndrrave dhe shpresave. Zoti i bekoftë shqiptarët”, u shpreh Lulzim Basha./java/a.k