Pas konferencës së përbashkët mes tij dhe Kancelares Merkel, Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetin e tij social një falenderim për kancelaren dhe mbështetjen që Gjermania I jep Shqipërisë për integrimin në BE.
“Faleminderit Kancelares Merkel per mirekuptimin e plote dhe mbeshtetjen qe Gjermania i ka dhene e do t’i jape Shqiperise edhe ne dhjetor”- shkruan Rama.
Kancelarja e ka vënë theksin tek reforma në drejtësi, e cila, siç tha ajo, “duhet të ketë një zbatim të qëndrueshëm”, si dhe tek prioritetet e tjera të caktuara nga KE që janë: lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat duhet të jenë konform rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it./java/a.k