Kancelarja Merkel dhe kryeministri Edi rama kanë dalë në një konferencë të përbashkët shtypi në kuadër të vizitës zyrtare që kreu I qeverisë shqiptare po zhvillon në Berlin. Në fjalën e saj kancelarja Merkel ka nënvizuatr se reforma në drejtësi është mes 5 prioriteteve që ka shqipëria në rrugën e integrimit. “Bisedojmë sot në festën kombëtare të Shqipërisë, që është një vend i rëndësishëm në NATO. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në rrugën drejt reformave. KE ka përmendur 5 prioritet. Gjermania ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë”, ka nënvizuar Merkel. Sic vihet re qartazi, Kancelaria gjermane ka folur vetëm për 5 kushte dhe jo për 7 siç artikuloi pak ditë më parë në Tiranë deputeti gjerman, Gunther Krichbaum, i cili paralajmëroi mosnisje të negociatave të Shqipërisë me BE.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka falenderuar kancelaren për ftesën në një moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë në ditën e festës kombëtare që ka sot vendi në 104 vjetorin e pavarësisë ashtu edhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. “Ndjehem i nderuar që më keni rezervuar vizitë zyrtare 3 herë rradhazi në këto tre vitet e fundit”, ka theksuar Rama.
Merkel: Përgëzime për raportin pozitiv të KE
“Urime të përzemërta në ditën ndërkombëtare të Pavarësisë. Shqipëria është bërë partner i rëndësishëm, aleat i NATO me të cilën jemi të lidhur ngushtë. Ne konstatojmë sot se Shqipëria është shndërruar në mënyrë rrënjesore dhe që ndërmarre hapa në reforma. Komisioni Europian ndjek zhvillimet dhe në raportin e fundit e ka vlerësuar këtë zhvillim dhe unë e uroj kryeministrin Edi Rama për këtë zhvillim. Gjermania e mbështet Shqipërinë në përmbushjen e reformave. Janë përmendur 5 prioritete, ku spikasin, reforma, lufta kundër krimit dhe korrupsionit këto janë hapa të përhershme që duhen kryer dhe duhen pasur dhe sjelljet që ka pasur Shqipëria, dhe unë besoj se këtu janë kryer gjëra të rëndësishme dhe duhet shumë forcë e guxim për të arritur në këtë rrugë. Ju uroj përzemërsisht mirëseardhjen z Rama!”, tha Merkel.
Fjala e Ramës
Në një moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë në këtë moment të rrugëtimit drejt rrugëtimit drejt BE. Shqiptarët janë plotësisht mirënjohës për mbështetjen që keni dhënë për Ballkanin, në procesin e nisur të Berlinit. Nuk iu them asgjë të re, se kjo situatë e re premtuese në rajon, gjë që ju e keni konstatuar. Procesi i integrimit, duhet të jetë sa më i ndershëm. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kërkojnë asgjë të pamerituar.Integrimi mundësi unikale për të demokratizuar shtetin shqiptar, të cilët meritojnë në paqe dhe siguri. Prandaj Shqipëria e mirëkupton kushtin për ligjin e Vettingut. Shqipëria kërkon nga BE të njëjtin luajitet që i ka shprehur BE. Me politikën e jashtme të orientuar nga BE dhe të brendshme drejt demokracisë.Ju siguroj, që sikur nuk e kemi shpërdoruar besimin që kemi marrë në Berlin në rrugën tonë, do të vazhdojmë t’i dërgojmë përpara reformat në mënyrë që më shpejt se vonë të jemi gati të bëhemi pjesë e BE” deklaroi Rama.