Koha e vrenjtur dhe shiu nuk i ndali kuriozët të shihnin nga afër sallën më të zhurmshme në Shqipëri. Atë që çdo të enjte pushtohet nga debatet, por që në 28 dhe 29 nëntor dyert i ka të hapura vetëm për qytetarët e jo politikanët. Nga rrethet e nga Kosova, vizitoret e shumtë ishin pothuajse të gjithë në sinkron kur ankoheshin për shfaqen e së enjtes që zhvillohet nga kjo sallë. Prej vitesh institucionet shqiptare hapin dyert për vizitorët gjatë festave të nëntorit. Pavarësisht kësaj interesi për institucionet ku bëhet politika e vendimmarrja mbetet i madh. Sipas traditës së përvitshme parlamenti shqiptar ka hapur dyert për qytetarët. Krahas interesit të madh për ambientet vizitorët ankohen për atë që shohin çdo të enjte nga ekranet e televizorit.
ma.me