Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck në një intervistë për Die Welt deklaroi se procesi i integrimit duhet të pezullohet për momentin për të qartësuar qëllimet dhe planin e veprimeve të mëtejshme. Joachim Gauck u shpreh se ne kemi qenë ndonjëherë aq të shpejtë saqë jo të gjithë qytetarët ishin në gjendje që të mbanin ritmin, prandaj duhet një pauzë për të rifituar mbështetjen.
“Duke krijuar BE-në, ne kemi zhvilluar një koncept për të cilin gjeneratat tona të mëparshme as që kishin guxuar të ëndërrojnë. Por, në rrugën për një bashkim gjithnjë e më të afërt, ne kemi qenë ndonjëherë aq të shpejtë sa që jo të gjithë qytetarët ishin në gjendje që të mbajnë ritmin ose e donin këtë.
Ne duhet të mendojmë për një pauzë në të cilën ne të diskutojmë, çfarë qëllimi kemi arritur me këtë ritëm. Duhet një pauzë për të rifituar mbështetjen e njerëzve, të cilët janë aktualisht në mënyrë të madhe në kundërshtim me BE-në” tha Presidenti i Gjermanisë tha Gauck.