1520 – Lundërtari portugez Ferdinand Magellan lundroi në Paqësor, duke kaluar nga Oqeani Atlantik nëpërmjet ngushticës që tani mban emrin e tij.
1757 – Lindi piktori anglez, skulptori dhe shkrimtari William Blake, poeti i intuitës dhe imagjinatës. Famën letrare e arriti me koleksionet e poezive “Këngët e përvojës” dhe “Këngët e Pafajësisë”, kurse si piktor është i njohur për 21 ilustrimet e tij për “Librin e Jobit” dhe ilustrimet e “Canterbury Tales.” Poezia e tij u bë i njohur dhe u vlerësua në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në masë të madhe ka ndikuar poetë të shumtë, sidomos Surrealistët.
1820 – Ka lindur filozofi gjerman Friedrich Engels, një nga themeluesit e socializmit shkencor dhe bashkëpunëtor i afërt i Karl Marksit. Cilësimet bazë të të kuptuarit materialist të botës janë paraqitur në “Anti-Dühring”, kurse në bashkëpunim me Marksin shkroi “Ideologjinë gjermane” dhe “Manifestin Komunist”. (b.an)