Policia kufitare e Kapshticës ka goditur një rast të sofistikuar të trafikut të drogës duke zbuluar një sasi të konsiderueshme droge në një automjet që udhëtonte drejt Greqisë.
Sipas të dhënave zyrtare, droga ishte fshehur në serbatorin e automjetit, ndërsa u pikas në vijën e dytë gjatë kontrollit të imtësishëm nga efektivët e policisë kufitare.
Mësohet se boçet ishin futur në shishe plastike dhe ishin fshehur brenda benzinës se serbatorit.
Pas nxjerrjes së tyre, kanë rezultuar plot 34 bidona me boçe kanabisi, rreth 10 kg në total. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.
BW/d.i.