Një pikë karburanti në zonën pranë Urës së Dajlanit është grabitur në orët e para të mëngjesit.
Burime nga Policia e Durrësit deklaruan se vjedhja e karburantit ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës por 4 punonjësit kanë njoftuar policinë vetëm në orën 06:30 të mëngjesit. Autorët kanë hyrë nga ana e pasme e godinës dhe kanë thyer xhamat. Më pas ata kanë arritur të hapin kasafortën e karburantit dhe të marrin aty një shumë parash, e cila ende nuk bëhet e ditur.
Punonjësit e karburantit kanë thënë për policinë se nuk i kanë parë grabitësit. Një tjetër detaj i çuditshëm ka të bëjë me faktin se sipas policisë të gjitha kamerat e sigurisë në momentin e grabitjes ishin të fikura. Ndërkohë që karburanti ku ka ndodhur grabitja është një nga më të mëdhenjtë në Durrës.
Dyshohet se autorët kanë qenë të mirëinformuar se ku ndodheshin paratë. Policia ka kryer të gjitha procedurat hetimore në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje punonjësit e karburantit, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të grabitjes.
SHOQËROHEN 9 PERSONA
Policia e Durrësit ka shoqëruar 9 persona për grabitjen e karburantit që ndodhi gjatë orëve të natës në autostradën Durrës-Tiranë. Sipas gazetares Klodjana Haxhiaj janë shoqëruar 4 punonjësit e turnit të natës në karburant si dhe 5 persona të dyshuar për grabitjen. Të gjithë të shoqëruarit po merren në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa dyshohet se punonjësit kanë bashkëpunuar në vjedhjen e parave të kasafortës së karburantit. Për këtë arsye dyshohet se kamerat e karburantit janë fikur qëllimisht.
BW/d.i.
nuk eshte ndonje investigim i madh . Puc i brendshem nga punojesit 100%