Pa kaluar ende një javë nga dëmtimi i Shtëpisë së Alfabetit, në Manastir janë vendosur të tjera mbishkrime si “Vdekje për shqiptarët” dhe “Stop shqiptarizimit të Maqedonisë”, raporton gazeta Lajm.
Kësaj radhe mbishkrimet janë vendosur te Drejtoria e parkut nacional “Pelisteri”. Mbishkrimet e vendosura janë të njëjta me ato që u vendosën më 22 nëntor te Shtëpia e Alfabetit, në përvjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, kur edhe u dëmtua Shtëpia Muze.
Provokime të tilla ndodhin vazhdimisht në prag të zgjedhjeve te Muzeu i Alfabetit.
Për shkak se autorët nuk zbulohen asnjëherë nga policia, shumë analistë supozojnë se pas këtyre ngjarjeve qëndrojnë partitë në pushtet, të cilat mënyrën më të lehtë e për të fituar zgjedhjet e kanë nxitjen e urrejtjes ndëretnike.
Për këtë arsye, analistët apelojnë që shqiptarët të votojnë kundër partisë në pushtet, sepse vetëm në atë mënyrë mund të ndalen këto lloj provokimesh.
BW/d.i.