Mauro Ferri, anëtar i ISF: ‘Klik Ekspo Group’, një panair gjigand, që pati fluks biznesesh dhe vizitorësh
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës “Klik Ekspo Group” mblodhi një numër të lartë vizitorësh përgjatë ditëve të mbajtjes së tij, të cilët u njohën me kompanitë pjesëmarrëse dhe me produktet e shërbimet që ato ofronin. Panairi mori vlerësime edhe nga kritikë dhe përfaqësues të organizmave botërore; siç ishte edhe z. Mauro Ferri, anëtar i bordit të ISF-së ( Instituti i Certifikimit të Statistikave për Panairet, e cila operon për llogari të UFI-së) me qendër në Bolonja. Z.Ferri e vlerësoi pozitivisht Panairin ‘Klik Ekspo Group’ si për anën organizative ashtu edhe për fluksin e vizitorëve. Klik Ekspo Group, është i vetmi Panair Shqiptar i njohur nga Institucionet dhe simotrat e mbi 85 shteteve nën UFI – Organizata Botërore e Ekspozitave dhe Panaireve Ndërkombëtare.
Cili është mendimi juaj mbi organizimin e Panaiirt Klik Ekspo Group këtë vit?
Shoh që organizimi i panairit Klik Ekspo Group po funksionon më së miri këtë vit, është pozicionuar dhe ka zënë një hapsirë të madhe në të gjitha katet e Pallatit të Kongreseve. Kështu që iu bëj komplimentet e mia organizatorëve dhe stafit të Klik Ekspo Group.
Ju keni qenë prezent edhe në panaire të tjera të kësaj natyre, mund të na bëni një krahasim të tyre me Klik Ekspo Group, apo të na tregoni se cila është diferenca?
Unë mund të them se çdo panair ka karakteristikat e tij që lidhen sigurisht me vendin se ku zhvillohet, dhe ky panair mendoj se reflekton dhe tregon më së miri situatën në vendin tuaj, në Shqipëri; faktin që ekonomia shqiptare po lëviz, po rritet dhe po zhvillohet.
Pra mendoni se ky panair është i rëndësishëm dhe i shërben zhvillimit të ekonomisë shqiptare?
Po mendoj se po, pasi në këtë panair shoh që ka kompani internacionale, të ardhura nga shumë vende të botës. Dhe jam i sigurt se ato do të shërbejnë si një nxitje e mirë për zhvillimin ekonomik të vendit tuaj.
Jemi në ditën e katërt të panairit. Si do ta vlerësonit ju fluksin e vizitorëve dhe interesin e treguar?
Me aq sa vura re, mund të them se kishte mjaftueshëm lëvizje të njerëzve gjatë këtyre ditëve, por nuk jam në gjendje të jap vlerësime dhe përfundime të sakta për të cilat organizatori i di më mirë se unë.
Produktet dhe shërbimet që u ekspozuan në stenda të ndryshme si ju dukën?
Mu duk se pati një prezantim interesant dhe të larmishëm të produkteve dhe shërbimeve, të cilat mendoj se janë të dobishme dhe të domosdoshme për konsumatorët dhe ekonominë shqiptare.
Cili do të ishte sugjerimi juaj, për organizimin e eventit të radhës të panairit ‘Klik Ekspo Group”?
Mund të them se: është e vështirë ti japësh sugjerime dhe referime një organizatori (Luan Muhametaj) që di të lëviz mirë dhe ti organizojë siç duhet gjërat./lexo.al