Me demokratët e Tepelenës, Lulzim Basha, ndau jo vetëm shqetësimin për keqqeverisjen, por edhe rëndësinë e besueshmërisë së opozitës. Ndryshimi që duan qytetarët, sipas Bashës, duhet të nisë nga vetë demokratët.
“Po ngjizet një konsensus mbarëkombëtar që kështu nuk shtyhet më. Por ne jetojmë me këtë realitet e duhet të jetojmë me këtë realitet, duhet të përballemi me këtë realitet, duke filluar nga unë i pari”, tha Basha.
Deri në 15 janar, Basha u ka kërkuar strukturave demokrate të identifikojnë çdo qytetar në nevojë, të papunë, të varfër apo të prekur nga arbitrariteti qeveritar. Kjo është pjesë e strategjisë së opozitës jo vetëm për të siguruar rotacionin e pushtetit, por ta vënë pushtetin në shërbim të qytetarëve.
“Ka ardhur koha që ne të kemi jo thjesht një ide, por regjistrin e plotë të familjeve në nevojë, me qëllim që buxheni jonë t’i përgjigjet këtyre nevojave që në ditët tona të para. Familjet në ndihmë ekonomike, do të kenë falas 200 kilovatë nga buxheti i shtetit. Familjet në nevojë ekonomike do të kenë të paguar faturën e ujit nga buxheti i shtetit”, tha Basha.
Opozita e ka identifikuar Tepelenën si një nga zonat me mbjelljen më të madhe të kanabisit, por sipas Bashës, qeveria e tij do të ndërpresë lidhjet me krimin dhe do t’u japë qytetarëve shanse të barabarta.tch/a.k