Zëra të ndryshëm flasin për një komandë të re të Instagram, i cili do të dërgojë njoftime atij që i bëni fotot screen shot. Dhe njerëzit janë tmerruar për këtë, shkruan The Independent.
Por megjithatë mos u shqetësoni. Është vetëm një konfuzion. Kur Instagram lançoi lajmin e tij për “fotot që zhduken”, ku ju i çoni foto të tjerëve dhe ato zhduken pasi i kanë parë, tha: “Shkoni direkt në kamera për të bërë foton ose videon, dhe më pas shtypni shigjetën që ta dërgoni në mënyrë private, raporton tch. Mudnt ë zgjidhni një grup, apo të krijoni vetë një të tillë në pak hapa, dhe gjithashtu mund tua dërgoni miqve në mënyrë individuale në të njëjtën kohë.
Ndryshe nga mesazhet e tjera të drejt për drejta Direct, këto foto dhe video zhduken nga inbox i miqve tuaj pasi ata i kanë parë. Dhe mund ti shihni nëse ata u janë përgjigjur apo i kanë bërë screenshot”.
Por duhet të dini se kjo nuk do të thotë që Instagram i dërgon njoftime personave kur bëni screenshot fotove normale dhe që përfundojnë në newsfeed e përdoruesve. Pra, rini të qetë./a.k