Mbrëmjen e djeshme policia e Tiranës ka bërë arrestimin e një shtetasi turk në kryeqytet, pasi e ka ndaluar duke i dhënë automjetit në gjëndje të dehur.
Gjatë kontrollit, turku 29 vjeçar i ka bërë rezistencë policisë, duke mos pranuar që të bëjë testin e alkoolit. Madje në makinën e shtetasit Baki Tas është gjetur dhe një thikë e dorezë.
29-vjeçari është shoqëruar menjëherë në Komisariatin Nr.1 dhe më pas është shoqëruar në Spitalin e Traumes, ku i është marrë një sasi gjaku prej 3 CC.
NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë, nuk i bindet urdhërit të Policisë, arrestohet. Më datë 26.11.2016 Shërbimet e Komisatiatit të Qarkullimit Rrugor të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
-Baki Tas, 29 vjeç, me kombësi Turke dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vëndin e quajtur “Ushtari i Panjohur” dyshohet të ketë qënë duke drejtuar mjetin e tij tip “Fiat” në mënyrë të parregullt, ku dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilët i kanë kërkuar të bëjë testin e alkolit me pajisjen e Dragerit. Ky shtetas ka kundërshtuar dhe gjatë kontrollit fizik të tij, i është gjetur një thikë me hapje, me doreza. Pas mosbindjes së tij, ky shtetas është shoqëruar menjëherë në Komisariatin Nr.1 dhe më pas është shoqëruar në Spitalin e Traumes, ku i është marrë një sasi gjaku prej 3 CC.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim të urdhërit të ligjshëm të punonjësit të Policisë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta “ të parashikuara nga Nenet 291,242 dhe 279 të Kodit Penal./java/a.k