Anna Tatangelo debuton në kinema si aktore me “Krishtlindje në jug” dhe për revistën Grazia shpjegon: “Në janar do festoj 30-vjetorin dhe kam akoma shumë gjëra për të eksperimentuar”. Ajo gjithashtu pranon: :Gjoksin e kam bërë kur isha 18 vjeç, sepse mendoja se dukesha më femër… Tani gjithashtu kuptoj që sensualiteti nuk është vetëm tek gjoksi i madh dhe i bukur”.
Në moshën 18-vjeçare ajo u largua nga shtëpia për të jetuar me të dashurin e saj Gigi D’Alessio: M’u desh të rritesha shpejt, duke kaluar situata shumë të vështira. Hoqa dorë nga lojërat shumë më shpejt se shoqet e mia, shpjegon Tatangelo.
Tani e di kush jam: Anna e re është këtu dhe do të kujdeset për atë që e bën të ndjehet mire”, komenton këngëtarja e njohur italiane.
Suksesi nuk e tremb pavarësisht përgjegjësive që ka. Në rrjetet sociale ajo është shumë e ndjekur, mbi të gjitha nga vajzat. Zërat për një krizë me D’Alessio ajo i përgjigjet me elegancë: “Mund të them që unë dhe Gigi jemi të dy shumë të impenjuar me punën tonë, por kemi një prioritet absolut, që është djali ynë. Çdo gjë që bëjmë rrotullohet rreth tij. Njëri ikën tjetri vjen, por për Andrean jemi gjithmonë prezent, nuk e lëmë asnjëherë vetëm”.
BW/d.i.