1942 – Ka lindur këngëtari amerikan i rock, kitaristi dhe kompozitori Xhimi Hendrix (Jimmi Hendrix), një nga muzikantët më të njohur në botë në vitet ‘60. Ai vdiq në vitin 1970 nga një mbidozë droge.
- BC – Vdiq Flak Quintus Horatius, një nga poetët më të mëdhenj të Romës së lashtë. Poezia e tij e ka ndikuar poezinë evropiane, një pjesë e “De arte poetika” ishte një model poetik, i cili konsiderohet si kanon estetik i klasicizmit.
1570-Vdiq në vitin 1570, arkitekti italian dhe skulptor Jacopo Sansovino (Jacopo), ndërtues i Bibliotekës së Shën Markut në Venecia, statujës të Neptunit dhe Marsit në shkallët e Pallatit të Dozhës dhe relieveve në mermer në lozhat e Kishës së Shën Markut.
1701 – Lindi fizikani suedez dhe astronomi Anders Celsius (Celsius), krijuesi i shkallës për matjen e ngrohjes e cila është quajtur pas emrit të tij. Ai ishte një profesor i astronomisë dhe drejtor i parë i Observatorit Upsala në Suedi. (b.an)