INSTAT raporton nje numër në rënie të lindjeve, ndërkohë që të dhënat nga spitali obsetrik gjinekologjik Mbretëresha Geraldine, në 3 vitet e fundit nuk ka asnjë ndryshim.
Drejtori i spotalit Blenard Nonaj, sqaron për Report tv se numri i lindjeve dhe aborteve nuk ka ndryshuar. Por shqetësim mbeten të dhënat mbi abortet e bëra në shtëpi prej medikamenteve.
“Numri i lindjeve është pothuajse ai që ka qenë në 2014 dhe 2015, apo edhe 2016-ën. Aktualisht, 2 muaj para përfundimit të viti, janë 6000 lindje”, u shpreh Nonaj.
Po kështu e pandryshuar është edhe situata e numrit të aborteve. Në 3 citet e fundit në po të njëjtin spital nuk ka ndryshim të shifrave.
“Pothuajse numri është i njejtë. Rreth 300-400 aborte janë bërë gjatë viteve 2014-2015. Në të tre vitet numri i aborteve ka qenë i njejtë”, është shprehur Nonaj.
Por ajo çfarë është më e vështirë është përllogaritja e aborteve në shtëpi me anë medikamenteve pilula. Këto të fundit ka disa kohë që janë lejuar në vendin tonë.
Kështu që edhe njohja statistikore e situatës është e vështirë për t’u mësuar, kjo edhe për faktin shtesë se në vendin tonë ka edhe klinika private që e ofrojnë këtë lloj shërbimi.
“Kemi aborte që bëhen me ndërprerje të vullnetshme të barrës, por kemi edhe disa që bëhen me pilula. Këto janë aborte që nuk i japim ne, por mund të jepen këshilla nga gjinekologu. Nuk mund të themi sa është numri i tyre pasi nuk e dimë”, vijoi më tej mjeku Nonaj.
Fatmirësisht numri i lindjeve në moshë minorene ka rënë së tepërmi dhe duket se fushatat e sensibilizimit kanë dhënë efektet e tyre pozitive.
“Mosha më e vogël që ka lindur ka qenë 16 vjeç. Por përveç lindjeve kemi pasur edhe aborte 18, 20, apo edhe 21 vjeç që kanë kryer aborte”, përfundoi Nonaj.
shqiptarja.com/d.i.