Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë, njoftojnë sot burime zyrtare nga policia.
Në pranga është vënë 50-vjeçari Sinisha Nedeljkovic, banues në Krugujevac, Serbi.
Duke drejtuar mjetin tip “Volvo” kamion me targa KG 112 TB, dhe rimokio AB 420 KB, ai ka aksidentuar R.Ç., 80 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.
Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Kohajone/d.i.