Zinedine Zidane ka kritikuar lojtarët për paraqitjen ndaj Sporting Gijon. Real Madridi mori tre pikë me shumë vështirësi ndaj Sporting Gijon, ku triumfuan 2:1 në “Santiago Bernabeu”. Mysafirët i krijuan shumë probleme ekipit të Zidane, i cili kërkon ta harrojnë sa më shpejtë këtë ndeshje.
“Është një ndeshje që duhet harruar”, tha fillimisht francezi.
“Mënyra se si luajtëm, duhet ta harrojmë sa më shpejtë këtë ndeshje. Ata vrapuan shumë dhe na vunë disa herë në vështirësi. Na mungoi gjithçka nga pak, por jemi të lumtur që morëm në fund tre pikë”, tha Zidane.
Kujtojmë se Gijon mund të ishte larguar me një pikë nga Madridi nëse nuk do të kishin dështuar nga penalltia 10 minuta para fundit të takimit, përgatiti “Express”. (b.an)