1922 – U hap varri i fareonit Tutankhamon, i cili ishte në Luginën e Mbretërve në Luxor, dhe është zbuluar nga arkeologu anglez Howard Carter. Carter dhe Lord Carnarvon ishin njerëzit e parë që kanë hyrë në varr pas më shumë se 3000 vjetësh, kur aty u varros Faraoni.
1504 – Vdiq Isabela I Katolike (Isabel la Catolica) Mbretëresha e Castile në vitin 1474. Martesa e saj me Fernando II të Aragonit, bashkimi i Castilla-s dhe Aragonit (1479) dhe krijimi i një baze për një shtet të bashkuar spanjoll krijoi të ardhmen e perandorisë së tyre koloniale. Gjatë sundimit të tyre është themeluar Gjykata e Inkuizicionit (1480), janë dëbuar hebrenjtë, por me marrjen e Granadës në vitin 1492 përfundimisht kanë thyer edhe fuqinë e Mavarës. Në të njëjtin vit, ata kanë pajisur ekspeditën e Kristofor Kolombit (Cristoforo Colombo) i cili zbuloi Amerikën, dhe në vitin 1503 nga francezët kanë marrë mbretërinë e Napolit.
1855 – Vdiq shkrimtari polak Adam Mickiewicz (Mickiewicz) një nga autorët më të shquar romantik polake. Epi i tij idilik “Pan Tadeusz”, në të cilën ai dha një vizion të vjetër polak që ishte zhdukur, konsiderohet si puna më e madhe e romantizmit polak. (b.an)