Përveç ligjit të Vetting-ut, Partia Demokratike pritet të çojë në Gjykatën Kushtetuese edhe ligjin e fundit të paketës së reformës në drejtësi, atë për organet e qeverisjes së drejtësisë, që u miratua me votat e maxhorancës në seancën e 3 nëntorit.
Ky ligj parashikon ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, por demokratët thonë ai e thellon më tej antikushtetueshmërinë lidhur me mënyrën se si zgjidhen 5 anëtaret e KLGJ-së dhe KLP-së. Bylykbashi thotë se maxhoranca me këtë ligj ka krijuar një organ ekstra kushtetues duke ja hequr mundësinë kuvendit që ta bëjë ai përzgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtarë e prokurorë në KLGJ e KLP raporton Klan.
Ankimimi në Gjykatën Kushtetuese i ligjit për qeverisjen e sistemit të drejtësisë dhe atij të “Vetting-ut” godet njëherazi edhe strukturën e posaçme antikorrupsion, pasi asnjë strukturë nuk mund te ngrihet pa kaluar Vetting-u dhe pa u ngritur Këshilli i Larte i Gjyqësorit dhe ai i Prokurorisë. /a.m.