Pescara ka përjashtuar Rey Manajn nga ekipi për ndeshjen kundër Romës. Trajneri i Pescaras, Massimo Oddo, ka bërë të ditur se ka përjashtuar nga ekipi sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Ry Manaj.
Legjenda e Milan ka thënë se e ka bërë këtë për arsye disiplinore, shkruan Gazeta Express.
“Manaj nuk është ftuar për ndeshjen me Romën për arsye disiplinore dhe vetëm ata që duan të japin gjithçka nga vetja do të luajnë. Nuk dua të flasë për më shumë detaje”, ka thënë Oddo, citohet “Express”. (b.an)