Isa Mustafa, Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, duket që e ka vendosur të jetë optimisti më i madh i Prishtinës dhe vendit. Që e ka për detyrë të jetë optimist dihet. Por që e tepron: këtë s’ia ka me borxh askush.
As qytetarët e aq më pak rrethanat e rënda nëpër të cilat vendi po kalon. Pa viza, pa vende të reja pune, pa perspektivë në njërën anë dhe me plot korrupsion e krim të organizuar në vend, ai megjithatë vazhdon të jetë një politikan që e ka realitetin e tij. Realitet ky i cili tejkalon edhe logjikën e optimistit që është politikan. Në postimin e para një jave Mustafa i tha popullit që Kosova është e para në rajon e Europë për rritje ekonomike.
Në postimin e mbrëmshëm nga Brukseli tha që edhe pak e do lëvizim pa viza. Kurse në postimin e sotëm ai thotë se “kohët po ndryshojnë”, citohet Koha. (b.an)