Autoritetet kubane dekretuan sot nëntë ditë zi kombëtare, disa orë pas vdekjes së babait të Revolucionit Kuban, Fidel Castro, në moshën 90-vjeçare.
Këshilli i Shtetit dekretoi me anë të një deklarate të shkurtër “nëntë ditë zi kombëtare”, që fillon sot deri të dielën më 4 dhjetor.
”Do të pezullohen gjithashtu të gjitha aktivitetet dhe spektaklet publike”, saktësoi organi më i lartë i ekzekutivit kuban.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet më 4 dhjetor në qytetin e Santiagos./a.m.