Disa nderojnë një figurë të madhe të shekullit XX, disa nuk lënë në harresë zhgënjimin e shkaktuar prej tij. Një përmbledhje e reagimeve të para gjatë ditës së sotme në botë pas vdekjes së Fidel Castros:
– Presidenti rus, Vladimir Putin –
“Një burrë shteti me shumë vlera që meriton të konsiderohet si një simbol i epokës së historisë moderne të botës. Fidel Castro ishte një mik i sinqertë dhe i besueshëm i Rusisë”.
– Ish-lideri i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov –
“Fidel rezistoi dhe forcoi vendin e tij gjatë bllokadës më të rëndë amerikane, në një periudhë kur mbi të ushtrohej një presion i madh, ai mundi ta udhëheqë vendin në rrugën e zhvillimit krejt i pavarur”.
– Presidenti francez, François Hollande –
”Fidel Castro mishëron revolucion kuban, me zgjimin e shpresës që më pas çoi në zhgënjim. Protagonist i Luftës së Ftohtë ai diti t’i demonstrojë kubanëve krenarinë e refuzimit të dominimit të jashtëm”.
– Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro –
“Të gjithë revolucionarët e botës duhet të ecin në gjurmët e tij dhe të mbajnë ndezur pishtarin e pavarësisë, të socializmit, dhe të kombit në shërbim të individit”.
– Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy –
”Ai kishte një qëndrim stoik historik dhe një influencë të madhe në rajon”.
– Presidenti kinez, Xi Jinping –
”Fidel Castro do të jetojë përjetësisht!”.
– Kryeministri indian, Narendra Modi –
”Castro një nga personalitetet ikonë të shekullit XX. India mban zi për humbjen e një miku të madh”