Drejtuesit e Interit po planifikojnë të sjellin dy yje në San Siro gjatë janarit.
Rezultatet e dobëta në Serie A dhe Europa League këtë sezon kanë shtyrë pronarët e Interit që ta përforcojnë skuadrën me disa yje.
Sipas të përditshmes sportive italiane, Tuttosport, Neroazzurrët kanë shfaqur interesim për James Rodriguez dhe e Marco Verratti.
Thuhet se pronarët kinez të Interit janë të gatshëm të shpenzojnë 150 milionë euro për yllin e Real Madridit dhe të PSG-së. /a.m.