Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi sot se Pazari i Ri në kryeqytet është drejt përfundimit, dhe do të shërbejë për tregun e njësisë 2-8 dhe si pikë turistike.
Në një postim në faqen e tij në ‘Facebook’, Veliaj shprehet: “Pazari i Ri nga “zgëqe” në pikë turistike 🙂 Je gati? Drejt fundit markata e fruta-perimeve, ecim shpejt me markatën e mishit-peshkut, e sapo kemi nisur fasadat e pallateve aty. Shton vlerën e pronës dhe punësimin në Njësitë 2 dhe 8. #ZemraTiranes #TiranaNePune”.
Kryetari i Bashkisë, Veliaj, ka publikuar EDHE një video të realizuar me dron, të procesit të punës në Pazarin e Ri.