Një djalë nga Durrësi, mesa duket romantik, ka pasur një ide të mirë për t’i bërë përshtypje një vajze që ai pëlqen.Ai ka menduar të shkruajë me germa të mëdha në një mjedis publik pranë shtëpisë së vajzës, një mesazh urimi për ditëlindje. Por si duket, ai ka qenw aq shumw i emocionuar edhe vetë nga gjesti i tij, saqë ka bërë një gafë.Djali gjatë vendosjes së germave të urimit, ka ngatërruar radhën e tyre. Në këtë mënyrë në vend të shkruante “EDHE” ai ka shkruar “EHDE”.Natyrisht emocionet bëjnë punën e vet, gjithsesi surpriza do të ishte më e këndshme për këtë vajzë të quajtur Ola, nëse do të ishte shkruar pa gabime. Por e siç thuhet në raste të tilla, “rëndësi ka mendimi”. /ma.me