Kantautori Redon Makashi ishte i ftuar mbrëmë në “Top Show”, ndërsa gjatë emisionit u përball me një surprizë të këndshme. Gazetarja bukuroshë Albana Osmani tregoi se në adoleshencë e ka pasur fiksim, madje ka arritur deri atje sa ka lyer flokët në ngjyrë bjonde sepse kishte mësuar se kjo ngjyrë i pëlqente Makashit.