‘Neser parti” fillon te qesharakezohet me dite! Opozita nuk voton kurre per buxhetin! Pak vite me pare, ne ekranin e kujtdo u shfaq “Neser TV”. Keshtu quhej ai televizion!! Tani po lexoj se, ne rrjet, ka dale “Neser Parti”!
Dy deputetet e “Neser Parti” po pyesin “anetaret” ne facebook se si duhet te jete vota e tyre per ligjin e buxhetit te shtetit per vitin 2017; duhet te votojne “pro” apo “kunder”.
Gje me qesharake se kjo, nuk kam lexuar ne kaq vite!! Dy deputetet ne fjale, jane deklaruar ne opozite.
NUK KA OPOZITE NE BOTE QE VOTON BUXHETIN!
KURRE! NUK GJEN NJE RAST TE VETEM!
Ndaj duke vijuar te qesh po pyes;
Po sikur “anëtaret” ne Facebook te vendosin per ta votuar buxhetin, cdo bej opozita e re e “Neser Parti”?”-shkruan Braçe.
Një ditë më parë, deputeti Ben Blushi denoncoi sulmin kibernetik që sipas tij është bërë në votimin on line për buxhetin që u çel ne faqen Libra.al.
“Kisha parë dhe kisha bërë shumë beteja por sot provova dhe një betejë kibernetike. Fushë e panjohur kjo për mua dhe për shumë të tjerë. Në votimin on line për buxhetin që u cel ne faqen Libra.al dy herë brenda ditës u sulmuam nga robotë virtualë nga Azia të cilët për 20 min e shtuan numrin e votuesve me 200 për qind. Natyrisht dora është në Azi por koka është në Shqipëri. Le të luajnë dhe pak sic luan LIBRA me ta çdo ditë! Votimi vazhdon. Aziatikët le të votojnë pro buxhetit siç kanë bërë gjithë ditën, shqiptarët të votojnë si të duan!”- shkruante Blushi.