Çështja e majorit Sokol Feka është rikthyer edhe një herë në vëmendjen e mediave spanjolle, lidhur me aksidentin e tij nën drejtimin e helikopterit me drogë në janar të këtij viti.
Gazeta spanjolle “El Pais” i ka kushtuar një artikull aksidentit të Fekës ku ngre pyetje që nuk kanë marrë përgjigje, sa i përket pronësisë së helikopterit, i cili ende gjendet i braktisur në vendin e aksidentit, dhe që nuk rezulton i vjedhur apo i humbur.
Sipas gazetës, deri tani janë kapur ata që po prisnin porosinë e drogës, por nuk janë gjetur poseduesit e helikopterit.
Kapiteni Sokol Feka punoi si pilot helikopteri në Forcat e Armatosura të Shqipërisë për 15 vjet. Kur ndodhi aksidenti, ai ishte 40 vjeç dhe punonte si instruktor në bazën ushtarake të Farkës.
Por eksperienca dhe aftësitë e tij, nuk e ndihmuan që të shmangte përplasjen me shtyllën e tensionit të lartë, ndërkohë që ngiste një helikopter “Masserschmitt-Bokloë BO 105” mbi kodrat shkëmborë të provincës së Malagës në Janar.
Feka po kërkonte që të bënte ca para ndërkohë që ishte me pushime në Spanjë, por vdiq në aksident.
Ai, së bashku me bashkëpilotin, u hodhën jashtë helikopterit nga përplasja e fortë. Të njëjtin fat pësoi edhe sasia prej 900 kg e hashashit, që u shpërnda nëpër kodër.
Aksidenti bëri që garda civile në Spanjë të arrestonte 19 persona të lidhur me trafikun e drogës, të cilët po prisnin pakot që do të hidheshin nga helikopteri.
Helikopterët janë të shpejtë dhe efektivë për shpërndajë të tilla, por edhe të ekspozuar së tepërmi ndaj aksidenteve. Çdo katër ose pesë muaj, gjendet të paktën një helikopter i përplasur nëpër zonat e pabanuara të Spanjës.
Megjithatë, të trafikosh drogë në Spanjë nga ajri është mjaft e kushtueshme dhe kërkon pilotë me shumë eksperiencë që të dinë të fluturojnë në lartësi të ulëta dhe të shmangin pikasjen nga radarët.