Dashi
Nëse e dini se mund të keni besim tek partneri/ja, duhet ta lajmëroni që në orët e para të ditës që të ketë mundësinë t’ju qëndrojë pranë. Beqarët do realizojnë shumë takime interesante, por nuk do jenë ende të vendosur për të hedhur hapa më tej. Në planin financiar nuk do hasni asnjë problem.
Demi
Ngërçet në komunikim me njeriun e zemrës duhet ti zgjidhni në një moment tjetër. Sot nuk është dita e duhur për debate. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria dhe nuk do e kërkojnë atë me ngulm, gjithçka do ndodh atëherë kur ata se presin. Financat nuk do jenë të mira, priten probleme serioze.
Binjakët
Keni dyshime lidhur me një projekt që po e zhvilloni me partnerin/en. Mbase duhet të vlerësoni vetë çdo detaj për të dalë në përfundime. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të marrin vendime që lidhen me të ardhmen. Financat do përmirësohen, falë menaxhimit tuaj të mirë.
Gaforrja
Edhe pse ju rrethojnë mjaft persona që po ju komplimentojnë sot, duhet të dalloni se kush i ka të sinqerta mendimet e kush jo. Beqarët do jenë të favorizuar dhe do realizojnë takime interesante. Çdo ndryshim varet nga vendimet e tyre. Financat do jenë të mira, mund të kryeni edhe shpenzimet e nevojshme pa u shqetësuar.
Luani
Vendimet që do të merrni sot ju të dashuruarit janë shumë të thjeshta sepse e keni analizuar në detaje situatën për të cilën duhet të gjeni një zgjidhje. Beqarët do jenë shumë të arsyeshëm dhe do arrin të bëjnë zgjedhjen e duhur për të ardhmen e tyre. Financat do përmirësohen, Mërkuri do ndikojë pozitivisht.
Virgjëresha
Këtë periudhë partneri/ja ja u ka bërë gjërat më të vështira por më mirë kështu sepse keni mësuar si ti kaloni të vetëm vështirësitë. Beqarët do dinë të bëjnë përzgjedhjen e duhur dhe do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje të qëndrueshme. Financat nuk do jenë aspak të këqija, mundësi edhe për të shpenzuar.
Peshorja
Nëse sot do të mbani premtimet që keni bërë në çift dita do të shkojë shumë mirë. Familjarët tuaj janë shumë të kënaqur nga progresi që keni arritur. Beqarët do kenë një ditë me fat sot dhe do realizojnë takime interesante dhe mjaft mbresëlënëse. Financat do mbeten të stabilizuara, kjo pasi keni ditur si t’i menaxhoni të ardhurat.
Akrepi
Për të përmirësuar të përditshmen tuaj ju që jeni në një marrëdhënie, jo gjithmonë mund të veproni shpejt, por ndonjëherë ka nevojë për reflektim dhe vendime të marra me kujdes. Beqarët duhet të mendohen mirë kur të vendosin, sepse gjërat nuk janë aq të mira sa duken. Financat do vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme.
Shigjetari
Jeni në humor sot ju të dashuruarit, pasi keni marrë një lajm të mirë për diçka që mund të ndodhë në mbrëmje ose në një kohë mjaft të shkurtër. Beqarët duhet të presin edhe pak ditë për ndryshimet e mëdha. Buxheti do vazhdojë të mbetet i mirë kështu që nuk do keni asgjë për çfarë të ankoheni.
Bricjapi
Nëse gjithmonë keni ëndërruar për një martesë dhe për gjera shumë serioze, sot do gëzoheni pafund nga propozimi që do iu bëjë partneri/ja. Beqarët nuk duhet ta humbin për asnjë moment durimin dhe duhet të vazhdojnë ta kërkojnë dashurinë. Financat do jenë të mira.
Ujori
Disa mungesa informacioni në çështje të caktuara mund t’ju lënë pas në kohë me punët që keni marrë përsipër. Gjithsesi është mirë të informoheni saktësisht. Beqarët do jenë të përqendruar te argëtimi me shoqërinë dhe nuk do e kenë mendjen fare te ndryshimi i statusit. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.
Peshqit
Sot do t’ju jepen mundësi shumë të mira nga partneri/ja, kështu që bëni mirë ti vlerësoni megjithëse nuk jeni të kënaqur. Beqarët do duan të ndryshojnë statusin, por do kenë frikë të marrin vendime serioze. Në planin financiar nuk parashikohen probleme, por kjo nuk do të thotë të shpenzoni pa u matur./a.m.