OSHEE njofton se si pasojë e punimeve që po kryhen nga OST për Linjën 110kV 27 fshatra do të mbeten pa energji elektrike nga 25-27 Nëntor ne Burrel. “Për shkak të punimeve që do të kryeje OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit) për ndërtimin e linjës 110 kV, me dy qarqe Ulëz-Shkopet-Skuraj, të linjes 110kV L110-3 Ulëz – Shutrri – Kurbnesh, në disa fshatra të rajonit Burrel, nuk do të ketë energji elektrike, nga data 25 deri më 27 Nëntor, në oraret 08:00 deri në 17:00”.
Zonat që mbeten pa energji në rajonin e Burrelit janë; Bardhaj, Perlikaj, Lufaj, Lekunde, Macukull, Shelli, Urxalle Dukagjin, Shtjefen, Barbullej, Gjoçaj, Fshat Kurbnesh, Kumbull,Zajs, Hec Kumbull, Merdhoq, Dierre, Lekgegaj, Ndreaj, Hasanaj, Dodebibaj, Bruç, Prell, Laç, Rremull, Urake, Rukaj dhe Derjan.
ma.me